Finalja e Kupës së Botës: Benzema refuzon ftesën e Macron për finalen në Katar, Pogba dhe Kante të pranishëm

Karim Benzema nuk do të shkojë në Katër. Sulmuesi i Real Madrid, raporton “Le Parisien” , ka refuzuar ftesën e Presidentit të Republikës Emmanuel Macron për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës që Franca do të luajë nesër kundër Argjentinës.

Nga ana tjetër, të pranishëm ishin lojtarët e tjerë të dëmtuar si Kimpembe, Pogba dhe Kante, si dhe Jean-Michel Larque, Alain Giresse, Boulleau dhe Cheyrou, por edhe gjyqtarja Stephanie Frappart, xhudisti Teddy Riner dhe boksieri Brahim Alsoum./albeu.com


Shtuar 17.12.2022 19:11