Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka deklaruar se nata e sotme është e veçantë.
Tuchel duke folur për konferencën për shtyp ka deklaruar se ai nuk dëshiron të deklarojë se nuk ka presion apo nuk është nervoz, sepse edhe ai edhe grupi e dinë që kjo ndeshje është e veçantë.
Gjermani vlerësoi se është normale të ketë nervozizëm dhe se “The Blues” janë të përgatitur për të gjitha skenaret në finale.
“Ne ishim shumë të koncentruar mbrëmë në stërvitje sepse bëmë një seancë taktike, ashtu siç ne i bëjmë ato zakonisht”, tha ai.
“Nuk dua të pretendoj që është një javë normale sepse nuk është dhe të gjithë ndihen ndryshe dhe koha ka ardhur që ndeshja më e madhe në Evropë të zhvillohet”, shtoi ai.
“Është shumë emocionuese, kërkuese dhe mendërisht dhe fizikisht duhet ta përballojmë mirë”, tha gjermani.
“Ishte një kohë për t’u lidhur me thelbin tonë, dashurinë dhe pasionin tonë për lojën, që të gjithë e ndajmë si fëmijë të vegjël”, shtoi ai.
“Tensioni po ndërtohet shumë natyrshëm dhe natyrisht nëse mund të dëshironi diçka, ne nuk duam të arrijmë në finale shumë të ngazëllyer ose të emocionuar, ose të luajmë të qetë kur nuk jeni të qetë”, tha Tuchel.
Tuchel u pyet nëse Chelsea ka identifikuar gjuajtësit e panltive.
“Natyrisht që jemi stërvitur për to, ne i kemi gati gjuajtësit tonë dhe jemi gati në rast se ndeshja shkon deri në atë pikë”, përfundoi Thomas Tuchel.