Finalja e Champions në Turqi do të luhet në praninë e 25 mijë tifozëve

Manchester City u bë finalisti i parë në Ligën e Kampionëve këtë sezonë, pasi eliminoi Paris Saint Germainin.

Anglezët sonte do të njihen me kundërshtarin, Chelsea apo Real Madrid.

Mediumet angleze raportojnë se UEFA ka ndarë 4 mijë bileta për tifozët e Manchester City në finalen e Stambollit, transmeton Indeksonline.

Autoritetet në Turqi kanë lejuar praninë e 25 mijë tifozëve në finale.


Shtuar 5.05.2021 14:16