Fillon “krisja” te Manchester United, Ronaldo përplaset me De Gea-n

Humbja e parë e Rangnick në stolin e Manchester United ishte e hidhur dhe komplikoi rrugën drejt kualifikimit në Champions League për “Djajtë e Kuq”.

 

Në fund të ndeshjes ka pasur tension në dhomën e zhveshjes, i shfaqur që në fushë gjë që e cila është një problem serioz për trajnerin gjerman.

Portieri De Gea gjatë ndeshjes qortoi Cristiano Ronaldon për një pasim prapa, i cili rrezikoi të kthehej në autogol.

Portieri spanjoll, siç raporton “Sport”, ka sulmuar portugezin edhe me mallkime, duke ngrirë tifozët e pranishëm në “Old Trafford”.

Një situatë të cilën Rangnick duhet ta zgjidhë sa më parë, që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

 

Luke Shaw u tregua i drejtpërdrejt në përfundim të ndeshjes, duke kërkuar angazhimin maksimal të të gjithëve.

“Kur nuk e kishim topin, nuk ishim mjaftueshëm agresivë. Ne, lojtarët, kemi qenë këtu për një kohë të gjatë, ndoshta kemi luftuar sonte, nuk mendoj se ishim të gjithë bashkë.

Lojtarët që kemi ne kanë cilësi të pabesueshme, por ndonjëherë cilësia nuk mjafton. Në dhomat e zhveshjes e dimë se çfarë duam, por jashtë fushës duhet të japim 100%.

Për të fituar këto lloj ndeshjesh duhet të punojmë të gjithë 100%. Është e vështirë dhe zhgënjyese”./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 4.01.2022 20:46