Arabia Saudite do të mirpresë botërorin e ardhshëm pas atij të viti 2030. Ndërkohë që ky i fundit do të organizohet nga 3 shtete si Portugalia, Spanja dhe Maroku.
Zgjedhje të pritshme që ishin parashikuar prej kohësh dhe nuk ka patur surpriza nga vendimmarrësit e FIFA-s. 10 nga 211 kombet e klasifikuara nuk ishin pjesëmarrëse dhe kjo ka ngritur polemika të forta. Norvegjia ka ngritur shqetësime në lidhje me procesin për këtë shkak.
Përveç Arabisë, kujtojmë që nga një ndeshje do të presin edhe Uruguaji, Argjentina dhe Paraguaj, në nder të 100 vjetorit të Kupës së Botës.
Tre ndeshjet hapëse do të zhvillohen në pjesën e Amerikës së Jugut, me FIFA-n që parashikon celebrimin e përvjetorit jubilar.