FIFA përplas Europën me Afrikën, vendimi i fundit ndryshon planifikimet e mëparshme

Kupa e Kombeve të Afrikës, do të mbahet nga data 21 dhjetor deri më 18 janar. FIFA së fundmi ka krijuar polemika në kontinentin tjetër.

Klubet janë lejuar të mbajnë lojtarët afrikanë deri më 15 dhjetor. Një vendim që nuk është pritur aspak mirë në Afrikë, pasi më parë ishte pritur që të bashkoheshin me përfaqësueset që me 7 dhjetor.

Disa përfaqësuese janë shprehur se kjo është mungesë respekti. Kjo pasi u programuan ndeshje miqësore para kompeticionit më të rëndësishëm në Afrikë.

Fakt është se një pjesë e mirë e lojtarëve luajnë në Europë. Për këtë erdhi edhe vendimi i FIFA-s.


Shtuar 3.12.2025 09:18