Festa kthehet në tragjedi! Tifozi i Fenerbahce pëson infarkt pas triumfit emocionues në derbi

Fenerbahce fitoi 1-2 derbin e zjarrtë të Stambollit ndaj Galatasaray, sfidë që u luajt mbrëmjen e së dielës. Triumf fantastik me përmbysje për Mesut Ozil (realize golin e parë për ekipin e tij) me shokë.

Fenerbahce mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Tisserand (82’), por Miguel Crespo realizoi golin e fitores në minutat shtesë, duke rikthyer skuadrën e Pererira te fitorja pas katër ndeshjesh.

Goli i portugezit u festua gjatë nga lojtarët, stafi teknik dhe tifozët e Fenerbahces, që renditet në vend të pestë të kampionatit turk, duke qenë 10 pikë larg kreut.

Triumfi në derbi ka qëlluar fatal për një tifoz të Fenerbahces. 60-vjeçari ka festuar gjatë golin e Crespos, por emocionet e tepërta i kanë shkaktuar një infarkt që i ka marrë jetën. /Supersport.al/


Shtuar 23.11.2021 16:56