Ish-trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson është kundër krijimit të European Super League. Skocezi i famshëm që drejtoi “Djajtë e Kuq” për 27 sezone radhazi duke i kthyer në një nga klubet më të titulluara në planet, ka dhënë mendimin e tij për Reuters.
“Krijimi i Super League do të thotë të heqësh dorë dhe të mohosh 70 vite të futbollit evropian. Unë kam fituar Kupën e Kupave me Abeerden, ishte si të ngjisnim malin Everest. Po ju jap një shembull: Everton po shpenzon 500 milion paund për stadiumin e ri dhe po lufton për t’u kualifikuar në Champions League.
Tifozët e dashurojnë këtë kompeticion kështu siç është, me këtë format që është. Kam qenë trajner dhe kam marrë pjesë në 4 finale të Champions League, kanë qenë netët më të veçanta të jetës time.
Manchester United pjesë e 12 klubeve të Super League? Unë nuk jam pjesë e procesit të vendimmarrjes, kështu që nuk mund të them asgjë rreth vendimit të United për të qenë pjesë e themeluesve të Super League“, deklaron Ferguson.