Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand është i mendimin se Chelsea nuk është skuadra favorite për fitimin e Premier League këtë sezon.
Ferdinand e sheh Man Cityn si favorit duke ndjekur paraqitjet fantastike kundër Chelsea dhe Liverpoolit.
“Në katër nga pesë ndeshjet e para, u ula dhe mendoja se Chelsea është skuadër që duhet të mposhtet”.
“Tre nga katër ndeshjet më vonë jam duke menduar që Man City është skuadër që duhet mposhtur. Kanë impresionuar seriozisht ndaj klubeve të mëdha”.
“Dominuan Chelsean si mysafir, dominuan Liverpoolin në pjesën e parë”.
“Ndoshta u zhgënjyen me barazimin 2-2, por ishim impresionues për mua. Nuk ka dyshim që janë duke dominuar për 99 për qind të ndeshjeve, por varet vetëm te finalizimi”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Chelsea është lider me 16 pikë, ndjekur nga Liverpool me 15 pikë, derisa dy rivalët e Manchesterit kanë nga 14 pikë.