Fenerbahce e ka përjashtuar nga ekipi i parë futbollistin Mesut Ozil për shkak të debatit me trajnerin.
Ai ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se klubi është në vend të parë.
Mediat në Turqi shkruajnë se trajneri i këtij klubi, Ismail Kartal, i ka thënë hapur futbollistit se nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij.
Ozil pësoi një poshtërim të madh pasi Fenerbahce e ka përjashtuar nga skuadra.
Megjithatë, Ozil u shpreh se Fenerbahçe është në vend të parë, duke postuar flamurin e Turqisë dhe klubit.
“Fenerbahçe është më e rëndësishmja”, ka shkruar shkurt Ozil. /albeu.com/
Aslolan Fenerbahçe’dir ???? #M1Ö pic.twitter.com/mAHgPLXGif
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) March 25, 2022