Fati i vendosi përballë përsëri, Godo/Glimt në rrjetet sociale “ironizon” Romën (VIDEO)

Ditën e sotme është hedhur edhe shorti për çerekfinalen e Europa League ku janë mësuar edhe çiftet e kësaj faze, por ajo që ka marrë më shumë vëmendje është përballa mes Godo/Glimt dhe Romës.

Ironia e fatit i ka vendosur përballë përsëri të dy skuadrat, këtë herë për llogaritë e çerekfinales, ku skuadra norvegjeze dhe ajo italiane janë përballur me njëra-tjetrën në fazën e grupeve.

Godo/Glimt është “macja e zezë” e Jose Mourinhos pasi i kanë shkaktuar verdhekuqve humbjen më turpëruese në garat europiane, pasi në Norvegji, tetorin e kaluar e mposhtën Romën me shifrat 6-1, ndërsa në kthim u barazuan 2-2 në Olimpico.

Menjëherë norvegjezët që mësuar ehe kundërshtarin në çerekfinale, kanë filluar edhe “festën” e tyre në rrjetet sociale, ku kanë publikuar një video me momentet e golave të shënuar nga vendasit nga përballja mes tyre.

Tifozët verdhekuq janë të ndarë mes atyre që nuk e fshehin frikën e një rrëshqitjeje të re dhe atyre që mezi kanë pritur të gjenden ballë për ballë me norvegjezët për ta kompensuar./ h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK Bodø/Glimt (@bodoglimt)

 

Shtuar 18.03.2022 18:40