Fati i Shevchenkos është i vulosur, Genoa ka gati trajnerin e ri

Edhe pse do të shkojë sonte në fushë për Kupën e Italisë ndaj Milan-it, fati i Shevchenkos duket i vulosur.

Rrugët me Genoa do të ndahen. Klubi rossoblu ka gjetur zëvendësuesin e ukrainasit.

Bëhet fjalë për gjermanin Bruno Labbadia. Ai është me origjinë italiane dhe pëlqehet nga pronarët e klubit italian.

Labbadia ka drejtuar ekipe në Bundesliga si Bayern Leverkusen, Hamburg, Sttutgart, Wolfsburg dhe Hertha Berlin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 12:59