Fantastik Lukaku, Chelsea siguron fitore bindëse ndaj Aston Villës (VIDEO)

Chelsea ka siguruar një fitore bindëse ndaj Aston Villës me rezultatin e përgjithshëm, 3-0.

Ndeshjen e zhbllokoi Romelu Lukaku i cili shënoi gol në minutën e 15-të, pas një super asistimi nga Matteo Kovacic.

Në pjesën e dytë blutë realizuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Kovacic i cili këtë herë shënoi pasi u gjend mjaft mirë në zonë pas një gabim nga mbrojtësi Mings, gjersa fitoren e vulosi sërish Romelu Lukaku i cili shënoi një gol të bukur në minutat shtesë.

Me këtë fitore ‘blutë’ tani ndajnë kreun me Manchester United, të dy skuadrat me nga 10 pikë të mbledhura.

Skuadra londineze tani regjistron një rekord lokal, duke fituar ndeshjen e 600-të në kompeticionin e Premier Ligë, duke u bërë skuadra e parë londineze që e arrin këtë shifër.


Shtuar 11.09.2021 20:37