Fabio Vieria lojtari më i ri i Arsenalit

Arsenal ka arritur tw nwnshkruaj zyrtarisht me talentin portugez, Fabio Vieira.

Transferimi është përfunduar për një tarifë fillestare prej 35 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Vieira, i cili ka vepruar kryesisht si mesfushor sulmues ose sulmues i dytë për Porton, regjistroi gjashtë gola dhe 14 asistime në Primeira Liga sezonin e kaluar.

Lojtari i kombëtares së Portugalisë U-21 besohet se ka vendosur një kontratë pesëvjeçare dhe është vendosur sot për teste mjekësore në Londër.

Vieira bëhet nënshkrimi i tretë i verës i Arsenalit pas përfundimit të marrëveshjeve për portierin Alex Turner dhe anësorin brazilian Marquinhos./ h.ll/albeu.com

Shtuar 17.06.2022 13:01