F1/ I mrekullueshëm Leclerc, nesër e nis nga “pole position”

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc nesër do ta nis garën për Cmimin e Madh të Bakus nga pozita e parë.

Ai shkëlqeu në provat zyrtare duke zënë ‘pole position’ e dytë gjatë këtij sezoni.

Nga pozita e dytë garën e Baku-s e nis piloti dhe kampioni i botës, Lewis Hamilton – kurse nga vendi i tretë, piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Nesër gara pritet të nis nga ora 8 e mëngjesit.


Shtuar 5.06.2021 17:50