EUROPA LEAGUE/ Milan – Man.United, formacionet e mundshme: Rikthehet Ibra

Sonte në orën 21:00 do të zhvillohet finalja e parakohshme në Europa League, pikërisht ndeshja e kthimit mes Milanit dhe Manchester United.

Takimi i parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, rezultat ky që favorizon sadopak skuadrën Italiane, por absolutisht që sfida pritet të ketë emocione të shumta.

Për “kuqezinjtë” sonte do të jetë i gatshëm edhe sulmuesi kryesor, Zlatan Ibrahimovic.

Edhe te ‘Djajtë e Kuq’ pritet që të rikthehet në formacion, mesfushori francez, Paul Pogba.

Formacionet e mundshme:

AC Milan: Donnarumma; Hernadez, Kjaer, Tomori, Calabria; Kessie, Tonali; Rebic, Calhanoglu Salemaekers, Ibrahimovic

Manchester United: Henderson; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Fred, Pogba, Fernades, James, Rashford; Greendwood /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.03.2021 09:29