Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot në Vienë dhe miratoi orarin për fazën finale të UEFA EURO 2024, e cila do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.
Ndeshja hapëse do të luhet në Fussball Arena të Munich, ndërsa finalja do të luhet në Olympiastadion të Berlinit. Për herë të parë, qëndrueshmëria u përfshi si kriter në rregullat e turneut. Si rezultat, qytetet u ndanë në tre grupime: Veri/Verilindore, Perëndim dhe Jug.
Ndeshjet e secilit grup do të luhen vetëm në dy grupime, për të reduktuar distancat e udhëtimit për ekipet dhe tifozët dhe për të favorizuar delegacionet e skuadrave që udhëtojnë me tren ose autobus drejt stadiumeve gjatë fazës së grupeve.
Gjithashtu u miratuan rregullat e plota të turneut të cilat do të publikohen më 16 maj./h.ll/albeu.com