Ka shkuar në plot 11 numri i kombëtareve të kualifikuara deri tani në Kampionatin Europian, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, që është vendi organizator.
Vlen të theksohet se Hungaria dhe Sllovakia ishin dy kombëtaren e radhës që mbrëmjen e sotme arritën të siguronin një biletë për në finalet e Europianit, teksa Shqipëria mund të jetë e radhës që mund të vulosë matematikisht kualifikimin.
Kuqezinjtë do të masin forcën me Moldavinë në orën 18:00, teksa 1 pikë do të mjaftonte që Kombëtarja e Silvinjos të festonte zyrtarisht kualifikimin.
Skuadrat e kualifikuara deri më tani për në Euro 2024:
Gjermania
Portugalia
Franca
Belgjika
Spanja
Skoci
Turqia
Austria
Anglia
Hungaria
Sllovakia