Euro 2024/ Këto janë 16 skuadrat e kualifikuara deri tani

Shqipëria është kualifikuar këtë të premte në EURO 2024 dhe pak nga pak po mësohen edhe emrat e skuadrave të tjera të cilat do të marrin pjesë në turneun që zhvillohet në verën e ardhshme në Gjermani.

Me ndeshjet e luajtura të shtunën në darkë, ka shkuar në 16 numri i skuadrave të cilat janë të sigurta për pjesëmarrjen në këtë turne.

Gjermania ka qenë skuadra e parë si vendi pritës, e me radhë sipas kohës kur janë kualifikuar kanë siguruar biletën edhe Belgjika, Franca, Portugalia, Skocia, Spanja, Turqia, Austria, Anglia, Hungaria, Sllovakia, Shqipëria, Danimarka, Holanda, Rumania dhe Zvicra.

Tani mbetet të mësohen 5 emrat e fundit nga Grupet C, D, E, G dhe H, ashtu si edhe çiftet në play-off që do të caktojnë 3 emrat që plotësojnë kuadrin e 24 ekipeve pjesëmarrëse në EURO 2024.


Shtuar 18.11.2023 23:14