EURO 2020/ Wales mposht Turqinë dhe rrit shpresat për kualifikim (VIDEO)

Kombëtarja e Uellsit ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të Grupit A, kundër Turqisë me rezultat 2 me 0.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey në minutën e 42’të dhe Roberts në minutën e fundit të takimit (93+).

Në minutën e 61’të, Gareth Bale shpërdoroi një mundësi të artë, pasi nga penalltia nuk arriti ta qëllonte as portën.

Me këtë humbje Turqisë pothuajse i shuhen gjasat të shkoj tutje në EURO20.

Turqit tani mbesin me zero pikë, kurse Uellsi prinë në Grupin A me 4 pikë.

Itali – Zvicër, zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin ‘Olimpico’ në Romë./

 


Shtuar 16.06.2021 19:54