Ndeshja e parë Euro 2020, qeni “predikues” jep parashikimin për Itali-Turqi (VIDEO)

Predikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke prediktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.

Ai ka në dispozicion dy tentativa, nëse shkon tek i njëjti ushqim të dyja herët, atëherë ajo skuadër fiton, nëse shkon te ushqimi tjetër në tentativën e dytë, atëherë është një barazim.

Qeni parashikoi një barazim për ndeshjen hapëse mes Italisë dhe Turqisë, duke shkuar një herë te spageti bolonjez e herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji. Mbetet për t’u parë nëse do t’i dalë për t’u bërë i famshëm si oktapodi Pol.


Shtuar 10.06.2021 14:08