Euro 2020 në gjithë Evropën, këto janë të gjithë stadiumet pritëse (FOTO LAJM)

Kampionati Evropian “Euro 2020” do të nis sonte.

“Euro 2020” do të nis sonte me ndeshjen hapëse ndërmjet Turqisë dhe Italisë, shkuan lajmi.net.

Ndeshja do të zhvillohet në “Stadio Olimpico” të Romës. Sidoqoftë, ky nuk është vendi i vetëm i cili do të jetë nikoqir i kampionatit.

Risi janë edhe tifozët, të cilët janë të lejuar të marrin pjesë me 25% të kapacitetit të stadiumeve.

Ky Kampionat Evropian, do të zhvillohet në 11 shtete, pavarësisht pandemisë COVID-19, ku është siguruar një organizim tejet profesional dhe i sigurt.

Stadiumet nikoqire janë: La Cartuja në Sevilla të Spanjës, Stadio Olimpico në Romë të Italisë, Puskas Arena në Budapest të Hungarisë, Allianz Arena në Munich të Gjermanisë, Arena Nationala në Bukuresht të Rumanisë, St Petersburg Stadium në Shën Petersburg të Rusisë, Parken Arena në Copenhagë të Danimarkës, Joan Cruyff Arena në Amsterdam të Holandës, Wembley Stadium në Londër të Anglisë dhe Hamden Park, në Glasgow të Skocisë dhe Baku Olympic Stadium në Baku të Azerbeigjanit.

Shtuar 11.06.2021 12:06