“Mos fol më o llapaqen”, incident gjatë fjalimit të Ballës me gazetarët (VIDEO)

Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mbajti një deklaratë për media jashtë selisë rozë, ku foli për kongresin që do të mbahet nesër nga ana e socialistëve.

Teksa po vijonte me fjalën e tij, Balla është ndërprerë nga një incident. Ishte pikërisht një person i cili ndodhej pak larg vendit ku Balla po jepte deklaratën e tij thirri disa herë me zë të lartë: “Poshtë diktatura. Mos fol o llapaqen”.

Pas këtij incidenti Balla u kthye dhe njëherë dhe vazhdoi bashkëbisedimin me gazetarët.

Shtuar 11.06.2021 12:06