Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kombëtares së Austrisë.
Holanda është në epërsi me rezultat minimal 1 – 0, shkruan lajmi.net.
Ishte qendërsulmuesi Memphis Depay që gjeti golin duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (11′).
Rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por Holanda nuk i konkretizoi rastet, siç ishte ai i Depay, që dështoi të shënonte në portën e zbrazur për rreth pesë metra.
Ndërkohë, Austria nuk ka mundur të tregojë vetën duke mos pasur ndonjë rast të rrezikshëm.
Kësisoj, rezultati i pjesës së parë: Holandë 1 – 0 Austri