Kombëtarja e Italisë dhe Uellsit janë në pritje të ndeshjeve të sotme.
Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Uellsit janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër nga Grupi A.
Italia përfundoi e para në grup me nëntë pikë, Uellsi e dyta me katër pikë, duke lënë pas Zvicrën që ka katër pikë në vendin e tretë por ende ka gjasa për kualifikim në fund.
Italia në fazën tjetër do të ballafaqohet me skuadrën që përfundon e dyta në Grupin C, që më gjasa të mëdha do të jetë njëra mes Ukrainës dhe Austrisë.
Uellsi do të takohet me skuadrën që përfundon e dyta në grupin B, me gjasa të mëdha kundër Rusisë ose Finlandës.
Gjithçka do të vendoset përfundimisht sonte pasi të mbarojnë ndeshjet e grupeve B dhe C