EURO 2020/ Hungaria surprizon Francën, del me pikë nga “Puskas Arena” (VIDEO)

Kombëtarja e Francës dhe Hungarisë kanë ndarë pikët në ndeshjen e raundit të dytë të Euro 2020.

Ndeshja nisi më mirë për francezët që patën disa raste të mira në fillim, por goli erdhi nga Hungaria në fund të pjesës së parë kur realizoi Attila Fiola në min e 45+2’.

Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Francën që vazhduan sulmet drejt hungarezëve dhe goli i barazimit erdhi në minutën e 66’ nga Antoine Griezmann.

Deri në fund Franca pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.

Pas dy ndeshjeve, Franca ka katër pikë në Grupin F, ndërsa Hungaria një pikë.


Shtuar 19.06.2021 16:55