EURO 2020/ Faza me eliminim direkt, këto janë dy ndeshjet fantastike që do të luhen sot

Sot zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian.

Danimarka dhe Italia janë dy skuadrat e para që kanë siguruar një vend në çerekfinale, ndërsa sot do të luftojnë ‘katër skuadra’ për të siguruar dy vende tjera në fazën tjetër.

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës, Holandë – Çeki nga ora 18:00 dhe Belgjikë – Portugali nga ora 21:00.

Holanda llogaritet favorite ndaj Çekisë, duke marrë parasysh futbollistët kualitativ që ka në skuadër, në anën tjetër çekët synojnë të shkaktojnë befasi sot.

Super ndeshje pritet të zhvillohet mes Belgjikës dhe Portugalisë, ku pritet një ndeshje e baraspeshuar dhe do të jenë detajet ato që do ta përcaktojnë fituesin në fund.

Pra, sonte do të mësojmë emrat e dy skuadrave tjera që do të sigurojnë pjesëmarrjen në çerekfinale.


Shtuar 27.06.2021 08:45