EURO 2020/ Danimarka në gjysmëfinale, mposht jo pa vështirësi Çekinë (VIDEO)

Danimarka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalet e Euro 2020 pasi ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-2 Çekinë.

Ndeshja nisi shumë mirë për danezët që kaluan herët në epërsi në min e 5’ me golin e Thomas Dalaney.

Danimarka vazhdoi me sulme dhe gjeti golin e dytë përmes Kasper Dolberg në min e 42’ duke e mbyllur pjesën e parë me avantazh të dyfishtë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për çekët që gjetën golin në min e 49’ kur realizoi Patrick Schick.

Deri në fund të dyja skuadrat patën edhe disa raste të mira shënimi por pa arritur të shënojnë.

Danimarka në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Anglisë. 


Shtuar 3.07.2021 19:56