“Është trofeu im dhe bëj çfarë të dua me të”, Benjamin Mendy nxjerr në shitje kopjen e Kupës së Botës

Benjamin Mendy, 32 vjeç, ish-mbrojtësi i kombëtares franceze, ka shitur në ankand kopjen e trofeut që mori pas triumfit të Francës në Kupën e Botës 2018. Nga shitja e tij, ai përfitoi 54,000 euro. Bëhet fjalë për trofeun që u jepet lojtarëve, së bashku me medaljen përkatëse, pas fitimit të Kupës së Botës.

Vendimin për ta nxjerrë në ankand, Mendy e bëri të ditur përmes Snapchat-it. “A është ky trofeu im apo i yti? Është i imi dhe mund të bëj çfarë të dua me të. Po më zinte shumë vend në gardërobë. Kam më shumë për të shitur”, u shpreh ai, teksa tregoi raftet ku mban medaljet dhe trofetë e tij.

Të lidhura

None found

Lista e trofeve të fituara nga mbrojtësi francez është e gjatë. Gjatë periudhës me Manchester Cityn, ai u shpall katër herë kampion i Anglisë, ndërsa fitoi edhe një FA Cup, tre Kupa të Ligës dhe një Superkupë të Anglisë.

Para transferimit në Angli, Mendy kishte fituar titullin kampion të Francës me Monacon në vitin 2017. Aktualisht, ai është pjesë e klubit polak Pogon Szczecin.

Lëndimet dhe akuzat për përdhunim patën ndikim të rëndë në karrierën e tij. Mendy ishte dikur mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, pasi Manchester City e bleu nga Monaco në vitin 2017 për 57.5 milionë euro. Në atë kohë, ky ishte transferimi më i kushtueshëm në histori për një mbrojtës të majtë.

Pas vështirësive të para me dëmtimet te Manchester City, klubi e pezulloi në gusht 2021, kur ndaj tij u ngritën akuza për përdhunim në gjashtë raste. Dy vjet më pas, ai u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe më vonë fitoi padinë ndaj Cityt për pagat e papaguara.

Karrierën e tij ai e rifilloi te Lorient, por nuk arriti më nivelin e dikurshëm, atë formë që e kishte ndihmuar, mes të tjerash, të bëhej kampion bote me Francën në vitin 2018.

Gjatë sezonit të fundit, Mendy u aktivizua vetëm në 11 ndeshje me Pogon.


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort