Publikohet lista e parë institucionale e viktimave të luftës, Haxhiu: Deri më tani janë dokumentuar 12.230 persona

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka prezantuar për herë të parë listën preliminare institucionale të viktimave të luftës, ku deri tani figurojnë 12.230 viktima të dokumentuara. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Në një publikim në Facebook, Haxhiu sqaroi se kjo listë nuk është përfundimtare dhe se puna për dokumentimin e rasteve do të vijojë.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se prapa secilës shifër qëndron një jetë e këputur, një familje në pritje të drejtësisë dhe një dhimbje që nuk është shuar asnjëherë. Për këtë arsye, sipas saj, evidentimi i së vërtetës përbën jo vetëm përgjegjësi institucionale, por edhe detyrim moral ndaj viktimave dhe brezave të ardhshëm.

Haxhiu çmoi angazhimin e punonjësve të Institutit, duke nënvizuar se çdo rast po shqyrtohet me profesionalizëm dhe me ndjeshmëri njerëzore.

Sipas saj, Instituti u rithemelua përmes një ligji të posaçëm me qëllim që të ndërtohej një institucion i qëndrueshëm dhe me mandat të përcaktuar qartë për dokumentimin e krimeve të luftës.

Haxhiu deklaroi se Instituti tashmë ka filluar ngritjen e evidencës zyrtare të viktimave. Ajo shtoi se puna duhet të vijojë edhe me dokumentimin e masakrave, dëbimeve, dhunës seksuale, burgosjeve, torturave, varrezave masive dhe dëmeve të tjera të shkaktuara nga Serbia gjatë luftës.

Ajo bëri të qartë se ky proces nuk do të ndalet derisa të identifikohet çdo viktimë dhe të regjistrohet zyrtarisht çdo krim lufte.


Shtuar 1.08.2026 15:10

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort