“Është humbje kohe”, Silvana Bushati zbulon sa paguhet si volejbolliste (FOTO LAJM)

Volejbollistja Silvana Bushati, pyetjes nëse ka perspektivë për ata që duan të bëhen sportistë, iu përgjigj me “jo” duke thënë se sporti në përgjithësi nuk është në ditët e tij më të mira.

Rudina Magjistari: Në Shqipëri a shihni perspektivë për një sportist? Apo mundësia e vetme që ka është ikja jashtë?

Silvana Bushati: Unë nuk do t’ia jepja vajzës time volejbollin. Me dëshirën time jo. Ajo e do shumë volejbollin se më sheh kur luaj, por jo.

Rudina Magjistari: Pse?

Silvana Bushati: Për mua është humbje kohe.

Rudina Magjistari: Pse? Pse jo?

Silvana Bushati: Nuk ka asnjë të ardhme, asgjë. Nëse do t’i përkushtohemi 100% volejbollit nuk do të ketë mundësi të bëjë diçka tjetër për veten, por edhe të ardhurat. Të luash për 250 mijë Lekë në muaj nuk ia vlen.

Rudina Magjistari: Pra, duhet të bësh diçka tjetër paralel?

Silvana Bushati: Të jem e sinqertë, flas sepse e dua sportin me gjithë shpirt, por me një rrogë të tillë sa nuk kanë mundësi të blejnë as atletet, më vjen keq që të luajë. Ka shumë nevojë për mbështetje.


Shtuar 3.06.2021 08:55