Gjatë kontrolleve rutinë të autobusëve që hynin në Kosovë, zyrtarët e Doganës kanë identifikuar një rast të dyshuar të tentim-kontrabandimit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.
Të lidhura
None found
Kontrolli doganor përfshiu bagazhin e autobusit dhe valixhet personale të udhëtarëve, ku u gjetën mallra që nuk ishin deklaruar tek autoritetet përkatëse.
Mes sendeve të zbuluara ndodhej një aparat kafeje i ri dhe i papërdorur, si edhe produkte të tjera të pajisura me faturë. Vlera totale e mallrave llogaritet në rreth 4,100 euro.
Pas konstatimit të rastit, Dogana e Kosovës ka vepruar në përputhje me dispozitat e legjislacionit doganor dhe ka nisur procedurat përkatëse.
Institucioni thekson se do të vijojë angazhimin kundër kontrabandës, në mbrojtje të interesave financiare të Republikës së Kosovës, si dhe për garantimin e konkurrencës së drejtë dhe zbatimit të njëjtë të ligjit në të gjitha pikat kufitare.
