Erzeni kërkon rikthimin te fitorja, ndaj Tiranës pa një titullar

Erzeni do të udhëtojë në Tiranë për të sfiduar bardheblutë, sfidë kjo që do të luhet ditën e dielë nëorën 13:30 dhe është e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Një duel mjaft i rëdnësishëm për shijakasit që do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampiona, e cila iu mungon prej 4 javësh.

Ersen i është skuadra që i aka dalë të marrë 6 pikë ndaj kryeqytetasve në dy sfudat e para dhe në duelin e së dielës do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë. Nuk do ta kenë të lehtë, pasi do të vuajnë mungesën e një titullari.

Amir Kahrimanovic do të jetë mungesa e madhe ndaj Tiranës. Fantazisti kroat ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe në këtë mënyrë nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj bvardhebluve dhe kjo shton “dhimbjet e kokës” për stafin e Erzenit. /newsport.al/


Shtuar 8.02.2024 13:01