Eros Grezda nis lidhjen e re, Oriola e bën “të pendohet” me fotot topless (FOTO LAJM)

Para disa javësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Oriola Marashi dhe Eros Grezda i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre. Më pas futbollisti konfirmoi lajmin e ndarjes, por shumë shpejt iu zbulua nga rrjeti lidhja e re me modelen Nicole Bohorquez për të cilën Erosi ka vendosur të hesht deri më tani.

“Po, është folur shumë rreth kësaj çështjeje. Shpresoj që të jetë hera e fundit që unë flas për lidhjen time. Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë.”, u shpreh Grezda duke shtuar se secili ka ëndrrat e veta dhe kjo ishte edhe arsyeja e ndarjes.

Oriola nuk ka bërë asnjë reagim për këto çështje, por sot ka publikuar që me mëngjes disa foto topes për të cilat ndjekësit janë shprehur se Eros Grezda do pendohet për modelen kur t’i shohë./albeu.com/


Shtuar 31.08.2021 10:13