Erblin Osmani gjen akordin me Bayern Munich, gati firma e parë si profesionist

Talenti i mesfushës, Erblin Osmani, ka arritur një mirëkuptim me drejtuesit e Bayern Munich dhe pritet që brenda pak ditësh të vendosë firmën në kontratën e tij të parë si lojtar profesionist.

Marrëveshja që do të lidhet për një periudhë trevjeçare vjen pasi 17-vjeçari bëri një vizitë te Kombëtarja e Kosovës në muajt e fundit.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve të “SkySport”, plani është që sezonin e ardhshëm Osmani të fitojë përvojë kryesisht me skuadrën U19, por në të njëjtën kohë do të jetë pjesë e stërvitjeve të rregullta me grupin e parë.

Klubi bavarez i ka sinjalizuar qartë se e konsideron pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë, çka bën që trajneri Vincente Kompany të jetë i gatshëm t’i akordojë minuta loje në ndonjë ndeshje të Bundesligës, apo minimalisht në Kupën e Gjermanisë.

Ndërkohë, mbetet optimizëm për të parë Osmanin edhe me fanellën e Kosovës, duke u renditur ndër objektivat kryesore që Federata e Futbollit të Kosovës synon t’i afrojë në një horizont të shpejtë.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet