Atletico Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, u shënua goli i parë që i kaloi në avantazh Los Cholchoneros.
Ishte Mario Hermoso, ai që shënoi nga një asistim i Antonine Griezmann.
Kjo ndeshje po dëshmon se do të ketë shumë gola, duke ditur se fituesi kalon në finale të garës. /Telegrafi/