I riu më i mirë i Botërorit, Enzo Fernández vazhdon të jetë në titujt kryesorë në Portugali. Me lojtarin që ka arritur në kryeqytetin portugez, pasditen e sotme, mediat lokale raportojnë se menaxhi i lojtarit, Jorge Mendes i ka dorëzuar dy oferta klubit të Benfica.
Sipas mediave, Presidenti i Benfica-s, Rui Costa ka marrë dy oferta me vlerë 127 milionë euro. Identiteti i të dy ofertave nuk bëhet i ditur, por ato plotësojnë kërkesat e klubit portugez. Megjithatë, synimi dhe dëshira e presidentit Costa është që të mbajë Enzo deri në merkaton e verës së ardhshme. Problemi është se një nga kushtet për ta lënë të largohej ishte arritja e këtyre shifrave dhe aty do të ishte futbollisti ai që vendoste se çfarë të bënte.
Mediat nuk tregojnë autorësinë e ofertave, por thotë se është një betejë mes Premier League dhe La Liga, me shumë mundësi Liverpool dhe Real Madrid. Ata theksojnë gjithashtu se bordi portugez do të bënte presion ndaj Jorge Mendes që njëra nga ofertat të arrijë në 130 milionë euro.
Nisur nga kjo situatë dhe sapo të zbarkojë në Lisbonë, do të jetë Enzo ai që vendos të qëndrojë në Benfica ose të zgjedhë një nga dy ofertat prej 127 milionë euro. /albeu.com