Shpërthimi i fuqishëm në pikën e karburantit ‘Eida’ në zonën e Brrylit në Tiranë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ngjarja u shënua mëngjesin e së mërkurës.
Raportohet se një godinë një katëshe aty pranë u shemb, ndërsa tre punonjës të karburantit u plagosën.
Të lidhura
Mësohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi në ambientet e karburantit, ku furnizohen automjetet me gaz. Në momentin e ngjarjes, ndodhej një automjet që po furnizohej me gaz.
Tre punonjësit e plagosur janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.




