Spektakli vazhdon, 40 mijë të pranishëm kanë pritur ardhjen në fushën e Bernabeut të një tjetër “galaktikos” që merkato e ka sjellë nën urdhërat e Carlo Ancelottit.
27 korriku 2024 do të hyjë në historinë më të re të Real Madridit si dita e prezantimit të brazilianit Endrick, të marrë nga Palmeiras.
Disa fjalë për të në skenën e ngritur për këtë rast, dukshëm emocionues dhe shpeshherë i detyruar të ndërpresë fjalimet e tij për të tharë lotët: “Faleminderit të gjithëve që erdhët në Bernabéu, jam shumë i lumtur, sepse që kur isha fëmijë kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe sot bëhet e mundur”.
“E gjithë kjo është shumë e madhe për mua, nuk mund ta imagjinoni sa shumë”. Dhe pastaj “Hala Madrid” e pashmangshme për fansat, tani një ritual në ato anë, dhe puthja në stemë.
Më pas, në konferencë për shtyp ai u betua për dashuri të përjetshme: “Gjithmonë e kam dashur Real Madridin. Shpresoj të qëndroj këtu gjatë gjithë jetës sime”.
Endrick do të veshë fanellën me numrin 16.