Emri i Bellerin është kthyer në modë te Juve

Juventusi është rikthyer në gjurmët e Hector Bellerin, mbrojtësi i djathtë i Arsenalit i lindur në 1995, sezonin e kaluar i huazuar te Betis.

Siç raporton AS, ai do të dëshironte të qëndronte sërish te Betis vitin e ardhshëm, por sirenat nga Seria A kanë filluar të jenë këmbëngulëse.

Përveç Juventusit, janë edhe Roma dhe Fiorentina, me Betis që aktualisht nuk ka fuqinë ekonomike për të negociuar blerjen e plotë të Bellerin nga “Topçinjtë”. /albeu.com/


Shtuar 5.06.2022 18:07