Mbrojtësi, Clement Lenglet, ka folur për të ardhmen e tij.
Lenglet në një intervistë të shkurtër për ‘Eurosport’ ka thënë:
“Nuk e shoh veten duke u larguar këtë verë. Kam nënshkruar një kontratë të re sezonin e kaluar dhe e shoh veten te Barça sezonin e ardhshëm”.
25- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat, ai është ftuar nga kombëtarja e Francës për “Euro 2020”.
Francezi, ishte shumë i kritikuar nga fansat “Blaugranë” për paraqitjet e tij sezonin e kaluar.