Emocionuese: Shikoni si e pret Antonella Messin pas triumfit në Copa America (VIDEO)

Kombëtarja e Argjentinës ka triumfuar ndaj Brazilit në finalen e madhe të Copa America me rezultat 1-0, duke u shpallur kampion për turneun e viti 2021 pas triumfit në finalen e zhvilluar në stadiumin ‘Marcana’ në Rio De Janiero.

Pas fitores, futbollisti argjentinas Lionel Messi, e dëshmoi se është njeri familjar dhe se bashkëshortja dhe fëmijët vijnë gjithmonë në rend të parë për të.

Ai kapi telefonin pas përfundimit të ndeshjes dhe telefonoi Antonellën për t’ia kumtuar rezultatin dhe për të pranuar urimet nga ajo.

E teksa kjo e fundit s’ka mundur të jetë pjesë e tribunave për ta ndjekur nga afër ndeshjen finale të Copa America, e ka pritur në aeroport burrin e saj pas kthimit në Argjentinë, shkruan Telegrafi.

Me të ateruar në vendlindje, kamerat kanë kapur momentin kur Antonella vrapon dhe i hidhet në krah bashkëshortit të saj, duke e përqafuar dhe uruar për fitoren e madhe.

Ky moment dashurie mes çiftit ka pushtuar ballinat e mediumeve latine, të cilët kanë vënë në pah dashurinë mes dyshes, të cilët janë prindër tre fëmijëve.

Kupa e Amerikë ishte paraparë të mbahej fillimisht në Argjentinë dhe Kolumbi, por më pas zhvendos në Brazil për shkak të masave të COVID-19.


Shtuar 11.07.2021 20:09