Eliminimi nga Champions, Pochettino: City ishte cinik, nuk justifikohem nga mungesa e Mbappe

PSG nuk ia doli në mbrëmjen e djeshme të mbërrinte në finalen e Champions League për të dytin sezon radhazi. Parisienët u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit nga Mançester Siti me rezultatin 2-0. Paa sfidës, trajneri i francezëve, Mauricio Pochettino theksoi se City u tregua cinik në golat e shënuar ndërsa shtoi se mungesa e Mbape nuk mund të jetë një justifikim për të dhe skuadrën.

“Ne bëmë ndeshjen që donim. E nisëm mirë duke krijuar dhe duke e dominuar Cityn. Dhe kjo nuk është e lehtë, jo të gjithë mund ta bëjnë. Gjithsesi, jë futboll të duhet edhe pak fat, pastaj ata ishin edhe pak cinikë. Shënuan në dy nga katër situata ofensive ku po bënin presion. Ndjehem krenarë për lojtarët e mi, uroj Guardiolën që po bën shumë mirë pas disa viteve punë.

Në 180 minutat në total ne ishim konkurrues dhe të mos harrojmë se 40 apo 45 minuta i luajtëm me një lojtar më pak. Mungesa e Mbappe? Nuk është justifikim për humbjen. Ne jemi një skuadër, sigurisht është diçka e pafat të mos kesh Mbappe, por e përsëris se nuk është justifikim”, u shpreh Pochettino.


Shtuar 5.05.2021 10:49