EL CLASICO/ Barcelona zhgënjen sërish, Reali del me 3 pikë nga “Camp Nou” (VIDEO)

Real Madridi edhe njëherë ka dalë triumfator nga “Camp Nou” duke dëshmuar dominimin ndaj rivalëve të përjetshëm në disa sezone radhazi.

Në pjesën e parë miqtë shënuan një gol në minutën e 32 me mbrojtësin David Alaba që do të çonte në pushim skuadrën e tij me avantazhin minimal.

Në krahun tjetër gjatë pjesës së parë rastin më të mirë e pati Dest, por u tregua i pasaktë nga një pozicion mjaft i favorshëm.

Ekipi katalanas do të tentonte diçka më shumë në pjësën e dytë me Depay, Fati apo edhe zëvendësuesit si Aguero e Countiho, por miqtë do të mbroheshin mirë dhe do ruanin avantazhin ku në minutat e fundit falë një kundërsulmi do të vulosnin ndeshjen me një gol të Vasquez.

Barcelona do të ndizte një fije shprese në minutën 90+6 me Agueron, por do të vlente vetëm për statistikë.

Me këtë fitore Realit ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa ka edhe Sevilla dhe Real Sociedati, ndërsa Barcelona mbetet në vendin e 8 me 15 pikë. /albeu.com


Shtuar 24.10.2021 18:13