Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se mbrojtësi Achraf Hakimi do qëndrojë të Inter.
Mbrojtësi kërkohet nga dy klubet e mëdha evropiane, Bayern Munich dhe Arsenal, por mesa duket nuk e ka plan të largohet.
Romano ka njoftuar se maroku e ka bërë të qartë se do qëndrojë te “Neurazzurët”.
“Achraf Hakimi e bën të qartë. Ai dëshiron të qëndrojë te Inter, pavarësisht spekulimeve për Bayern dhe Arsenal, nuk planifikon të largohet në verë”, shkroi ai.
Ndërkohë, Hakimi ishte ndër lojtarët kryesorë që i ndihmoi Interit të fitojnë Scudetton pas plotë 11 viteve.
Achraf Hakimi makes it clear. He wants to stay at Inter – despite rumours about Bayern and Arsenal, he’s not planning to leave the club this summer. ??? #Hakimi #transfers [? @dazn_it] pic.twitter.com/gSN6D9VlF9
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 23, 2021