Armando Sadiku dhe Las Palmas mund të ndajnë rrugët, edhe pse klubi spanjoll synon ta mbajë në skuadër sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Sadiku u aktivizua në 24 ndeshje (12 si titullar) dhe shënoi 4 gola, ndërkohë që tanimë për të ka edhe oferta ta tjera.
Në Spanjë raportojnë se për shërbimet e Sadikut interesohet Sporting Gijon. Për Sadikun do të ishte skuadra e tretë spanjolle, pasi më parë ka luajtur edhe me Levante e Malaga. /h.ll/albeu.com