Egnatia-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Egantia-Tirana është sfida mes dy skuadrave që po kalojnë një moment jo në Abissnet Superiore.

Rrogozhinasit pas humbjes ndaj Kukësit larguan trajnerin Gugash Magani dhe sot do të drejtohen nga Përparim Daiu përballë një Tiranë që ka nevojë për t’u rikthyer te fitorja në mënyrë që të mos humbasë kreun e renditjes. Egnatia nuk fiton në 5 ndeshjet e fundit dhe ka gjithashtu shumë nevojë për pikë për t’iu larguar zonës së rrezikut.

Kjo ndeshje ka shumë të panjohura brenda ndaj parashikohet një sfidë vërtet interesante mes dy skuadrave që në fazën e parë ndanë pikët në kryeqytet.

Formacionet zyrtare:

Egnatia(4-4-2): Duric, Ymeralilaj, Krasniqi, Teqja, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Iseni, Jackson, Shtubina, Magani.

Tirana(4-3-3): Bekaj, Toshevski, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Najdovski, Totre, Limaj, Gjumsi, Seferi, Ngoo.


Shtuar 4.12.2021 13:22