Në orët e mëngjesit të së hënës, një shpërthim tronditi zonën përreth një kompleksi federal në Manhattan, duke bërë që policia dhe zjarrfikësit të mobilizoheshin menjëherë.
Shpërthimi ndodhi pikërisht para ndërtesës 26 Federal Plaza, e cila strehon një sërë institucionesh federale si Byroja Federale e Hetimit (FBI), Zyra e Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS).
Të lidhura
None found
CBS raporton se shkak i shpërthimit dyshohen fishekzjarrët e hedhur në një kosh plehrash. Zjarrfikësit arritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe e vunë zjarrin nën kontroll.
Videot e postuara në rrjete sociale tregojnë punonjësit dhe policinë duke dalë me vrap nga ndërtesa, teksa një burrë arrestohet dhe prangoset. Ende nuk është konfirmuar nëse janë dëgjuar apo shkrepur të shtëna armësh gjatë ngjarjes.
Sipas njoftimit të Policisë së Nju Jorkut, zona rreth kryqëzimit të rrugëve Worth dhe Lafayette është e bllokuar. Qytetarëve u kërkohet të evitojnë atë zonë për shkak të rrugëve të mbyllura, trafikut të rënduar dhe linjave të transportit publik të pezulluara.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota dhe motivin e personit të ndaluar.
