Egnatia do të zbresë sërish në fushë të martën, në orën 21:00, për ndeshjen e parë ndaj Shamrock Rovers në raundin e tretë kualifikues të Europa League. Takimi do të zhvillohet në “Tallaght Stadium” të Dublinit.
Të lidhura
None found
Skuadra e Nevil Dedes pritet të përballet me një provë të vështirë, duke marrë parasysh forcën dhe formën e kundërshtarit. Në pesë javët e fundit, ekipi irlandez ka regjistruar tri fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.
Rrogozhinasit i kanë të gjithë futbollistët në dispozicion, përveç Arbenit Xhemajlit, i cili ka zyrtarizuar largimin drejt Malajzisë. Kampionët e Superiores marrin besim edhe nga fakti se sfida e kthimit do të luhet në Rrogozhinë, ndaj në Irlandë do të kërkojnë të paktën një barazim surprizë.
Ndërkohë, Egnatia do ta ketë vëmendjen edhe te shorti që hidhet sot në orën 13:00, ku do të përcaktohet kundërshtari i radhës në rast se kapërcehet pengesa Shamrock.
