Katalanasit kanë vënë në shënjestër mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, si pasojë e një dëmtimi të rëndë që ka pësuar Frenkie de Jong, i cili pritet të mungojë për një periudhë të gjatë.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “El Larguero”, ky incident i papritur e ka shtyrë klubin të rishikojë planet e afatit kalimtar, ku përforcimi i mesfushës nuk ishte në krye të listës, por tani është kthyer në një domosdoshmëri.
Një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh është duke u konsideruar seriozisht, por realizimi i saj mbetet i kushtëzuar nga dy elementë thelbësorë: dëshira e hapur e lojtarit për t’u bashkuar me Barcelonën dhe kapaciteti i klubit për të përballuar pagën e tij brenda kufizimeve të rrepta të Fair Play Financiar të La Ligas.
Bordi drejtues beson se Rodri është një ndër mesfushorët më të kompletuar në planetin e futbollit, por çdo hap konkret do të ndërmerret vetëm nëse spanjolli shpreh publikisht synimin për të veshur fanellën blaugrana.
Ndërkohë, agjentët e lojtarit po eksplorojnë tregun dhe aktualisht preferojnë një kalim në radhët e Real Madridit. Megjithatë, pavarësisht insistimit të trajnerit Jose Mourinho për të siguruar shërbimet e tij, klubi madrilen ende nuk ka paraqitur një propozim zyrtar për kartonin e tij.
